Dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Për të dymbëdhjetën herë ka dështuar konstituimi ii Kuvendit të Kosovës.
Edhe në seancës e së mërkurës, deputetët nuk votuan për formimin e komisionit për votim të fshehtë, raporton Zeri.info.
Në sallë kanë qenë gjithsej 113 deputetë, ku vetëm 56 vota ishin për, 1 kundër dhe pjesa tjetër nuk kanë votuar fare.
Janë PDK-ja, LDK-ja, AAK-Nisma e Lista Serbe, partitë që nuk po e votojnë formimin e komisionit për votë të fshehtë dhe nuk kanë propozuar asnjë kandidat për këtë komision, pasi që sipas tyre, Vetëvendosje ka bërë shkelje kushtetuese, ligjore e procedurale duke e futur propozimin për votim të fshehtë në mes të seancës e jo qysh në fillim kur ka nisur tentimi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Pas kësaj, kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avdi Dehari, theksoi se vazhdimi i seancës do të mbahet të premten me fillim prej orës 10:00.
Theksojmë se arsyeja që nuk po konstituohet Kuvendi i Kosovës është propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, pra deputetja Albulena Haxhiu, nuk po arrin që të marrë 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryetare e Kuvendit. /Zëri