Eko Higjiena

Bajrami: LVV-ja ka shkelur rregulloren e Kuvendit

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka shkelur rregulloren e Kuvendit.

Sipas saj, kjo parti është dashur të procedojë me emrin e propozuar për kryeparlamentar dhe pastaj me votim.

“Në kuvend sapo u konstatua që u shkel edhe një herë rregullorja e Kuvendit, për faktin se ishim në një proces të votimit. Ish dashur që të procedohet me emër dhe pastaj me votim”, deklaroi Bajrami.

ARKATANA

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.