Eko Higjiena

Nxënësit e Vitisë bëhen me kabinet të informatikës, falë bashkatdhetarit Vezir Sylejmani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Nxënësit e shkollës fillore ”Dëshmorët e Vitisë” i janë gëzuar sot një donacioni nga bashkatdhetari ynë Vezir Sylejmani i cili nga Zvicra ka sjell 20 kompjuterë. Sylejmani i cili jeton në Zhenevë të Zvicrës deri me tani si donacion i ka dhuruar Komunës së Vitisë 67 kompjuterë. Ndërsa në takimin të cilën e ka pasur sot me kryetarin Haliti ka thënë se ai do të mundohet që të sjellë edhe donacione të tjera për bashkëvendësit e tij.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot bashkatdhetarin Vezir Sylemani dhe e ka falënderuar atë për të gjitha donacionit që ai i ka bërë për qytetarët e Vitisë e në veçanti për donacionin e sotëm që ju kushtohet nxënësve vitias.“Më të vërtetë puna dhe kontributi juaj është për çdo lëvdatë, unë ndihem krenar me bashkatdhetarët tanë cilët gjendën në mërgim dhe mendojnë për vendin e vet. Donacioni i juaj duhet të shërbej si shembull të gjithëve pasi që me të vërtetë vendi ynë ka nevojë për çdo ndihmë” u shpreh Haliti.

ARKATANA

Ndërsa Vezir Sylejmani tha se ai do të bëjë përpjekje që të sjellë edhe donacione të tjera duke përmendur se është duke i shikuar mundësitë që të sjellë nga Zvicra karroca për persona të hendikepuar.

Ndërsa drejtori i Arsimit në Viti, Qahil Sinani tha se ky donacion ka ardhur në kohën e duhur pasi sipas tij nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Vitisë” nuk kanë qenë të pajisur me kabinet të informatikës./rajonipress/