United Hospital

Nxënësit e gjimnazit “Zenel Hajdini” i prezantojnë Hazirit projekte të ndryshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Një grup i nxënësve të shkëlqyeshëm të gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, në krye me profesoreshën e Edukatës Qytetare, Tevide Ahmeti, janë takuar sot me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin.

Në takim, nxënësit kanë simuluar detyrën e kryetarit të Komunës para kryetarit Haziri, duke ia paraqitur projektet e ndryshme që kanë paraparë të bëjnë në të mirë të qytetarëve.

Nxënësit i dorëzuan Hazirit disa projekte që kryesisht lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve, duke filluar nga trafiku urban, projekt për riciklimin e mbeturinave, të shisheve të plastikës si dhe projekt për energjinë solare.

UBT

Nxënësit theksuan se projektin për riciklimin e mbeturinave e kanë marrë nga Danimarka, duke thënë se me këtë fitohet energji dhe nxemje. Ata thanë poashtu se kanë bërë edhe një projekt për mbjelljen e 40 fidaneve.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar nxënësit për rolin e tyre dhe për projektet e ofruara, duke i inkarajuar që të vazhdojnë të jenë aktiv në projekte të ndryshme në të mirë të qytetarëve.

“Unë edhe sa kam qenë kryetar menjëherë pas luftës, në njërën nga ditët e vitit ua kam dhënë mundësinë nxënësve që ta luajnë rolin e kryetarit të Komunës dhe të paraqesin projektet e tyre. Këtë do ta bëjë edhe tash. Do të caktojmë një ditë dhe do ta zgjedhim një ekip të nxënësve dhe njëri prej jush do të jetë kryetari, e të tjerët do të punojnë në zyret e tjera. Do të mundohem që të takoheni atë ditë edhe me ambasadorin e Danimarkës, për t’ia paraqitur projektin për riciklimin e mbeturinave”, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.