UBT

Nxehtë e stuhi me erë dhe breshër – parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mot shumë i nxehtë do të mbajë sot me temperatura që do të shkojnë deri në 37 gradë. Pasdite, në disa pjesë të vendit priten rrebeshe shiu dhe bubullima, raporton Express.

Temperaturat minimale zbresin në 18C e 21C. Do të fryjë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.

Përkeqësim i motit parashihet nga dita e diele, me rrebeshe shiu që do të zhvillohen në pjesë të vendit, derisa të hënën mund të ketë lokalisht stuhi me erë e breshër, sipas “Mendimi për motin”.

ARKATANA

“Rrebeshet përgjatë vendit priten edhe ditën e martë. Temperaturat pësojnë rënie në 26C e 27C ditën e martë”, thuhet në njoftim.

Në pjesën e dytë të javës do të ketë më shumë diell.

“Temperaturat pas një rënie fillimisht, shënojnë rritje mbi 30C, e të dielen e ardhshme mund të kapin vlera prej 34C e 35C. Kushte relativisht më stabile mund të priten në javën e fundit të gushtit, megjithëse shfaqen pak sinjale për ndonjë rrebesh pasditor, në fillim më datat 26 e 27. Temperaturat maksimalet do jenë mbi mesatare, deri në 32C e 33C. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.