Fundamenti

Nusja e erërave

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

(Të punosh tokën me duart tua dhe farën ta hedhësh në arë vetë, t´i korrësh të korrat kur ato piqen. Nuk ka liri më sublime në jetë!…)

Në gacat e prushit e gjeta poezinë
të vetmuar, të tymosur, të përgjakur
ajo shkruante në gurin në pashkruar
një ekuacion natyror të graviteteve

Nuse e erërave, bijë e thellimave
a e sheh sa e pa formë është nata
a sheh sa i pa formë është gëzimi
a e sheh sa e pa formë është dehja

Uji Dea

Sy i tokës, kujdes nga yll i papastër
nga gënjeshtërat e mëshirimit, nga
çastet me kurthe! Çdo pikë e gjakut
të rënë, e do fitoren për luftën e bërë

Nuse e erërave, nuse e thëllimave
më tokësorja ekzistencë e natyrës
s´është e lehtë që t´ia tregosh dritën
territ, dhe as dimrit tënd gjelbrimin!..

Rrustem Geci – Dortmund, Janar, 2016