Uji Dea

Nushi: Drafti i Asociacionit që do ta pranojë Kurti do të jetë më i keq se i Ramës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se drafti i statutit të Asociacionit që do ta pranojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë më i keq se ai që e ka publikuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në emisionin “FIVE”, Nushi ka thënë se këtë e thotë mbi premisat që janë duke u diskutuar në publikimet e fundit.“Nuk mund të flas me sigurinë e plotë, nuk dua të lëshohem në spekulime, po i komentojmë ato që janë logjike dhe rrjedhën e dialogut. Ka filluar me as asi dhe ksi tashmë po pranon drafte, është zhdukur ajo që Kosova nuk duhet të pranojë Asociacionin. Drafti që do ta pranojë Kurti do të jetë më i keq se i Ramës”, ka thënë Nushi.

ARKATANA

Ai ka ironizuar me një shprehje të Kurtit “nuk hyn qerrja para Kalit”, duke thënë se “qerrja ka hyrë brenda” dhe se “i vetmi kali që e ka sjellë qerren para se me hy vetë është Kurti”.“Nuk hyn qerrja para Kalit, qerrja ka hyrë brenda, nuk e di kush është kali që e sjelli, i vetmi kali që e pruni qerren para se me hy vetë është Kurti. Ky draft është shkatërrues për Kosovën. Një instrument që do të ketë karakteristika autonomiste, është e pafalshme për Kurtin”, ka thënë Nushi.

Ndërsa, Egzon Osmanaj nga FES që është e rëndësishme që ky draft të publikohet sa më parë.“Kemi parë shumë drafte, ide, kemi pasur paqartësi në lidhje me këtë. Është në interes të qeverisë dhe të tjerëve që të jetë më transparent. Nuk e di idenë e emisarëve që të jetë i paqasshëm njëherë. Është e rëndësishme të publikohet sa më parë”, ka thënë Osmanaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.