Eko Higjiena

“Këta s’e kuptojnë – Kosova duhet me e draftu statutin e Asociacionit” – Berat Rukiqi thotë se duhet të negociohej me SHBA-në

/ 1 minutë lexim

Berat Rukiqi, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ky subjekt politik e cilëson miqësinë me SHBA-të si të përhershme.

Ai në “Pressing” të T7, kritikoi Qeverinë për qasjen ndaj SHBA-ve, sidomos për çështjen e gazit amerikan.

ZN

Rukiqi foli edhe për draftin e Asociacionit, kur tha se Kosova vazhdimisht ka negociuar me SHBA-të e jo me Serbinë.

“Sa herë iu kemi thënë se Kosova duhet me draftu statutin e Asociacionit, dhe këtë me negociu me SHBA-të, kështu ka qenë gjithmonë. Kështu ka qenë në Rambujë, në negociatat e Vjenës, pastaj në pavarësinë e mbikëqyrur. Pala negociuse nuk ka qenë Serbia, por SHBA-ja”, ka thënë ai. /Gazeta Express