Nuri Seferi konfirmon meçin e radhës
Boksieri shqiptar, Nuri Seferi ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se në meçin e radhës do të përballet me gjermanin, Noel Gevor.
Ndeshja do të zhvillohet më 9 janar 2016 në Baden Arena, në Offenburg të Gjermanisë, transmeton Koha.net.
Në postimin e tij thuhet:
Përshëndetje miq. Më lejoni të ju konfirmoj se ndeshja ime e radhës do të jetë ndaj Noel Gevor.
Një ditë më parë nënshkrova kontratën për të sfiduar boksierin e pamposhtur të klubit Sauerland.
Ndeshja do të zhvillohet më 9 janar 2016 në BadenArena, Offenburg, Deutschland.
Noel Gevor është një boksier mjaft i fuqishëm që ka zhvilluar 19 ndeshje ku në të gjitha ndeshjet ka dalë fitues. Por objektivi im është i qartë, që t’i arrij synimet e mia qe i kam vendosur para vetes.
Përgatitjet i kam filluar këtu në Zvicër ndërsa fazën intensive do ta zhvilloj tek klubi im EcBoxing në Hamburg.
Shpresoi që gjithçka të ec sipas planit ku besoj se mbështetja e tifozëve shqiptarë në mbrëmjen e 9 janarit do të jetë e mjaftueshme për të dalë fitues nga kjo ndeshje.
http://koha.net/?id=6&l=84289


