Nuri Seferi kërkon fitore me 31 janar

Nuri Seferi më 31 janar do të ketë përballjen me Krzysztof Glowacki në meçin eliminator për titullin e kampionit të botës në versionin WBO në kategorinë kruzer. Dueli I tyre do të zhvillohet në qytetin Torun të Polonisë.
Seferi me trajnerin e tij Oktay Urkal është duke u përgatitur në Humburg dhe me 31 janar do të jetë gati për Gloëacki.
Polaku konsiderohet favorit, por Seferi nuk do të jetë pa gjasa, pasi shpesh ka ditur të servojë befasi për kundërshtarët.