Fundamenti

Besnik Hasi po e kërkon transferimin e sulmuesit kosovar te Anderlechti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Besnik Hasi ka marrë javë më parë drejtimin e Anderlechtit deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Por duket se kontrata e trajnerit shqiptar te gjiganti belg do të vazhdohet, pasi ai është në rrugë të mirë për të zënë një vend në garat evropiane.

Pas një serie prej tre fitoreve radhazi, Anderlecht zë vendin e katërt në tabelë vend që i garanton pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, derisa ndeshjen e ardhshme e luajnë ndaj liderit Royal Union.

Por Hasi ka për qëllim të mbetet te Anderlecht dhe ta transferojë sulmuesin kosovar Andi Zeqiri, i cili po shkëlqen me fanellën e Standart Liege si i huazuar nga Genk.

Mobi Casa

25-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në 28 ndeshje, duke konfirmuar formën fantastike këtë edicion.

Standart nuk do ta aktivizojë klauzolën për blerjen e tij prej 2,8 milionë euro për shkak të pagës së lartë të lojtarit.

Mediat e ndryshme në Belgjikë kanë raportuar se Hasi e do Zeqirin te Anderelchti për t’i dhënë një fanellë titullari dhe për ta bërë pikë referuese në repartin ofensivë.

Gjithsesi gjiganti belg duhet të mposhtë konkurrencën e Borussia Moenchegladbach që gjithashtu kanë shprehur interesim për Zeqirin. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.