Uji Dea

Nuk puthi kryqin, sulmohet me thikë 13 vjeçari në Shkup

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shkup – Për herë të dytë brenda dy muajve, rrihet dhe maltretohet 13 vjeçari nga Shkupi, Blin Shabani. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Çair rreth orës 18:00, kur disa persona të maskuar rreth moshës 20 vjeçare, kanë ndaluar dhe maltretuar Blinin 13 vjeçar. Pasi i kanë kërkuar të puth kryqin, gjë të cilën djaloshi e ka refuzuar, ata e kanë gërvishtur me thikë në fytyrë duke i lënë shenja të dukshme dhune.

“Ky është rasti i dytë që përsëritet, që e kanë sulmuar djalin tim Blinin, i cili është vetëm 13 vjeç, hiq më tepër. Para dy muajve ka ndodhur sulmi i njëjtë prej personave të maskuar, një grup personash të rritur. Siç tregon djali, kanë qenë diku rreth 20 vjeçar, të maskuar, kanë folur maqedonisht. E kanë rrahur, në fillim i kanë kërkuar para, pastaj kanë nxjerrë një kryq dhe e kanë detyruar që të puthë kryqin, ky ka kundërshtuar, pastaj kanë filluar me grushte… dy të tjerët e kanë mbajtur për krahë, ndërsa i treti ka filluar ta vizatojë nëpër fytyrë, e kanë shkarravitur nëpër fytyrë”, tha Kenan Shabani, babai i Blinit, njofton Alsat-M.

Uji Dea

Babai i djaloshit të sulmuar thotë se e ka paraqitur rastin në polici, por shpjegon se të njëjtën e kishte bërë edhe herën e parë, por megjithatë sot e kësaj dite fajtori nuk u gjet.

Djaloshi është shtruar në Spitalin e Qytetit në Shkup.