Nuk merrem me thashetheme

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nora Muçaj një emër mjaftë i njohur në skenën muzikore, mbase përkushtimi ndaj këngës dhe arritjet në këtë fushë, kanë bërë që ajo të adhurohet kudo në publik. Nora krijimtarinë e saj muzikore kryesisht është duke e zhvilluar në Zvicër, por nuk mungojnë aktivitetet saj edhe në Kosovë.

Përveç këngës Nora është e angazhuar edhe në aktrim dhe aktualisht ajo po merret me punën e një seriali vendor që shumë shpejt do të shfaqet në RTK. Ndërkaq sa i përket këngës, vazhdon të punoj në projektet e reja që do t’i plasoj gjatë muajit të ardhshëm. Nora momentalisht është e përqendruar vetëm në karrierë, gjë që ka bërë të anashkaloj edhe sferën e dashurisë. Për momentin këngëtarja nuk ka ndonjë të dashur, për shkak siç thotë ajo nuk është e sigurt për ndonjë lidhje. Në intervistën dhënë “Zëri-t” Nora flet më shumë për punën dhe jetën e saj jashtë këngës dhe aktrimit.

Keni paralajmëruar një surprizë për këtë sezon, për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Aktualisht po merrem me muzikë, aktrim dhe mbrëmje muzikore këtu në diasporë. Sa i përket aktrimit, jam e angazhuar në një serial shumë të mirë i cili së shpejti do të shfaqet në RTK. Ndërkaq sa i përket këngës, kam përfunduar xhirimet e videoklipit më të ri të këngës “Hey”, që së shpejti do jetë në treg. Xhirimet janë bërë me ekip profesional këtu në Zvicër, për stil është kujdesur Cattelya Ardiana, ndërsa xhirimet kanë zgjatur dy ditë, në Rinora 4.

Jetoni në diasporë, sa po mund ta ndërtoni karrierën muzikore atje?

Po arrijë mjaftë mirë, ky fakt më bënë shumë të lumtur, sepse në asnjë moment nuk e lë skenën anash, po ashtu edhe këngët se edhe këtu ka studio që kujdesen për këngët e mia si studiot “Sixty one xxl”, po ashtu dhe studio tjera të produksionit zviceran. Në këtë rast dua të ceki që janë fansat ata që më motivojnë dhe që më përkrahin me aq shumë dashuri dhe të cilët i falënderohem shumë.

Keni tentuar të depërtoni në tregun muzikor atje?

Jo, ende nuk kam tentuar të depërtoj në tregun muzikor këtu. Ndërsa sa i përket aktrimit po, jam e angazhuar me një shfaqje në teatrin zviceran dhe pres edhe angazhime të tjera.

Kush janë bashkëpunëtorët tuaj?

Në ndërtimin e karrierës sime muzikore, vazhdoj të bashkëpunoj me Florent Boshnjakun pastaj “XXL Sicxty One Kico & Tourch”, me Robertin etj.

Cili ka qenë suksesi më i madh deri më tani?

Suksesi më i madh ka qenë çmimi që u zgjodha aktorja më e mirë në “Festivalin Ndërkombëtar” në vitin 2013. Ndërsa në 2014-ën do ketë shumë gjëra të reje që akoma po e pres suksesin të ndodhë në karrierën time.

Do i ndërroje këto profesione me ndonjë tjetër?

UBT

Jo nuk do i ndërroja asnjëherë, sepse e dua skenën, teatrin, muzikën, nuk mund të jetoj pa art.

Sa je e kënaqur me përfitimet që të sjellë kënga?

Jam shumë e kënaqur me përfitimet e këngës, kam mjaftë mbrëmje, e falënderoj Zotin dhe publikun që më mbështesin.

Ku e ndjeni veten më mirë në këngë apo në aktrim?

E ndjej veten mirë edhe në aktrim edhe në këngë, këto dy profesione për mua janë të pandashme.

Hobi juaj?

Hobi im është aktrimi, muzika, piano dhe kitara.

E ka aktualisht Nora djaloshin e saj në krah?

Jo akoma nuk e kam në krahë sepse s’jam shumë e sigurt për një lidhje.

Cila është thashethema e fundit që ke dëgjuar për veten tënde?

Thashetheme dëgjoj çdo ditë dhe janë nga më të ndryshmet, edhe thashethemet janë pjesë e jetës, mirëpo unë asnjëherë nuk merrem me to, sepse janë të kota.

Çfarë pret nga e ardhmja?

Nga e ardhmja pres këngë, videoklipe të reja dhe një film të metrazhit të gjatë për të cilin do të flasë më vonë. Falënderoj gazetën “Zëri” e cila me anë të kësaj interviste më bëri pjesë e saj.