RCCOLA

Nuk do të largohem më kurrë nga muzika

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ndonëse i ka munguar skenës për një kohë, këngëtarja e njohur Ganimete Abazi u rikthye më fuqishëm se kurrë, duke e mbushur me këngë e projekte të reja boshllëkun që për një kohë e la në skenën tonë.

E meqenëse premton se tash e pas do të jetë aktive dhe nuk do ta lë më muzikën, Ganja bën me dije për Tribuna se tashmë ajo veçse i është përveshur punës për këngë të re.

Uji Dea

“Nuk ka shumë kohë që kam lansuar këngën e re në bashkëpunim me këngëtarin Kolë Oroshin, një këngë që vërtet është pritur mirë dhe ka dalë tamam si e prisnim. Ndërsa tani jam duke punuar në një këngë të re, të cilën po mendoj ta publikoj në prag të sezonit të verës. Kënga do të jetë e plotësuar edhe me klip “, ka treguar këngëtarja në fillim të bisedës, duke bërë me dije se edhe për këtë këngë është duke punuar me Ilir Beranin…(Tribuna).