Uji Dea

Nuhiut nuk i intereson Kosova

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Atdhe Nuhiu, sulmuesi i Sheffield Wednesday , nuk e ka ndërmend të luajë për Kosovën. Sulmuesi kosovar po e pret përfaqësuesen e Austrisë.

Atdhe Nuhiu ia ka mbyllur derën përfaqësueses së Kosovës. Sulmuesit të Sheffield Wednesday nuk i intereson ekipi kosovar, derisa synon të luaj për përfaqësuesen e Austrisë.

“Tash për tash jo”, ka deklaruar 24 vjeçari kur është pyetur se a do të luajë për Kosovën.

“Ka disa emra të mëdhenj që mund të luajnë për Kosovën. Por, atje nuk ka fare mundësi të kualifikohesh për kampionat botëror. Disa prej tyre janë pjesë e Zvicrës. Mund të ndërrojnë përfaqësuesen, pasi Kosova vetëm është njohur si shtet, por nuk do ta bëjnë këtë”, ka shtuar Nuhiu.

Fundamenti

Nuhiu, i cili më herët ka veshur fanellën e ekipit U-21 të këtij vendi, e pretë një ftesë nga selektori i Austrisë

“Dua që t’i bie në sy Përfaqësueses së Austrisë. Për këtë kam edhe aftësi. Unë luaj shumë ndeshje dhe kam edhe përvojë. Nëse vazhdoj kështu, atëherë kam edhe rastin. Liga e dytë e Anglisë nuk është e dobët”, ka thënë Nuhiu.

Ndërsa, më herë edhe trajneri Gianni De Biasi ka shfaqur interesim që ta inkuadroj në Kombëtaren shqiptare sulmuesin shtatlartë.

Por, Nuhiu nuk ka qenë i gatshëm ta dorëzoj shtetësinë e Austrisë për tu pajisur me pasaportë të Shqipërisë, pasi shteti austriak nuk pranon dy shtetësinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.