RCCOLA

Nuhiu shënon në fitore

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sulmuesi Atdhe Nuhiu ka realizuar golin e parë për Sheffield Wednesdayn që fitoi 4:2 në udhëtim kundër Bournemouthit.

Ndeshja e luajtur të premten mbrëma i takonte xhiros së 43-të të kategorisë së dytë angleze. Shtatlarti Nuhiu realizoi në minutën e 16-të, ndërsa luajti deri në minutën e 73-të. 24-vjeçari ka realizuar shtatë gola për Sheffieldin. Kjo skuadër mban pozitën e 15-të.

RCCOLA

Mesfushori Astrit Ajdareviq luajti deri në minutën e 74-t për Charltonin që barazoi pa gola me Boltonin. Ajdareviq ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë dhe rrezikoi disa herë portën kundërshtare.

Charltoni po lufton për mbetje në kategori dhe mban pozitën e 21-të në ligën me 24 skuadra.