Fundamenti

Nuhiu shënon në Angli, Metaj në Holandë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Atdhe Nuhiu ka arritur të shënojë gol dhe të asistoj në humbjen 3:2 që skuadra e tij, Sheffield Wednesday e pësoi nga Chartloni në Championshipin anglez. Në Holandë, Shkodran Metaj shënoi gol në fitoren 2:1 të Emmenit ndaj Sparta Rotterdamit.

Atdhe Nuhiu u rikthye te goli me skuadrën e tij, Sheffield Wednesday. Sulmuesi nga Presheva arriti të shënojë gol dhe të asistoj në humbjen që Sheffieldi e pësoi si vendas 3:2 nga Charltoni.

Nuhiu realizoi golin e parë të skuadrës së tij qysh në minutën e tretë, teksa pesë minuta më vonë asistoi për golin e Maguire. Gjithsesi, vendasit u rikthyen për të shënuar tre gola dhe për ta fituar këtë sfidë.

Ky ishte goli i tetë për Nuhiun në Championshipin anglez nga 23 paraqitje si titullar.

Fundamenti

Në anën tjetër, gol ka arritur të shënojë edhe futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Shkodran Metaj.

Ky i fundit shënoi emrin e tij në listën e realizatorëve në fitoren 2:1 të Emmenit ndaj Sparta Rotterdamit në kuadër të ‘Eerste Divise’.

Metaj realizoi golin e tij në minutën e 49-të të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë, teksa goli i tij doli të ishte i fitores për Emmenin.