UBT

Nuhiu : Rudaku po dezinformon qytetarët

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Nuhi Nuhiu drejtor për buxhet dhe financa ka sqaruar për opinionin, por edhe për Avni Rudakun se çmimet e Tatimit në Pronë nuk janë rritur ashtu siç thotë VV para qytetarëve . Rudaku nuk i njeh termet ekonomike dhe kështu nga padituria po i dezinformon qytetarët e Gjilanit tha Nuhiu.

Drejtori për buxhet dhe financa Nuhi Nuhiu ka reaguar ndaj akuzave të Avni Rudakut të VV. Nuhiu tha se Rudaku duhet të njeh deri diku termat ekonomik që nuk përputhen me të dhënat para qytetarëve dhe në media.

Nuhiu tha se kur bëhet fjalë për çmimet e taksave, ky term nuk përkon me gjuhën ekonomike. Taksat nuk kanë çmime, por tarifa, norma tatimore etj. Çmim kanë artikujt e ndryshëm si: lakra, kungulli, speci etj.

“Pra këtu ky zotëri e huq në tërësi shënjestrën, besoj se në VV ka ekonomist, e jo sociologu, historiani, pedagogu të merret me një profesion që s`ka të bëjë me kualifikimin përkatës, edhe pse kjo është çështje e kësaj lëvizjeje.

Nuhiu ka sqaruar për opinionin, por edhe për Rudakun se çmimet e Tatimit në Pronë nuk janë rritur ashtu siç thotë ai para qytetarëve sepse kjo nuk është e vërtet se janë rritë çmimet, norma tatimore 100% besoj se edhe Rudaku e ka marre faturën e tatimit ne pronë apo ndonjë anëtar i lëvizjes së tij. ,,Çmimi” është 87 % vetëm te objektet e banimit, kurse te kategoritë e tjera siç janë, Objektet industriale, afariste , depo , garazha, objektet bujqësore nuk ka ngritje. Ketë mund ta vërtetoni ju, kurse qytetarët e dinë, përveç juve që nuk e dini apo nuk dëshironi ta dini.

Uji Dea

Nuhiu tha se arsyeja e ngritjes qëndron në atë se si Komunë e kemi pasur normën tatimore më të ulët në nivelin e Republikës së Kosovës. “Tani në Kosovë pragu më i ultë i këtij çmimi norme është 0.15. dmth ,,çmimi”norma tatimore në Gjilan ka qenë 0.08 ndërsa në komuna të tjera ka qenë deri në 0.12. Kjo ngritje është bërë në konsultim të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtarë, se i vetmi burim i qëndrueshëm i të hyrave vetanake është tatimi në pronë kurse taksat e bizneseve dhe të hyrat e tjera janë të hyra variabile, komunat nuk munden ta kenë një planifikim real i të hyrave vetanake.

Sa i përket shpenzimeve, siç thuhet enorme në kategoritë e ndryshme ekonomike është mirë që zoti Rudaku ta pres Raportin Financiar për vitin 2012, i cili raport do të jetë para këshilltarëve komunal në shqyrtim në seancën e marsit dhe pastaj le të dal me opinionin e tij për shpenzimin e buxhetit. “Pak si herët po bëjnë vlerësime, për mua këto janë pa fakte dhe kuturu sepse asnjë shpenzim nuk mund të fshehët, këtë po ju siguroj.

Edhe tek çështja e taksave ku thuhet se janë shumë të larta nuk qëndrojnë konstatimet. “E dinë zotëria kur merr pjesë në çdo seancë të Kuvendit (vetëm se nëse e ka zërë gjumi), kur ne i kemi hekur taksat për biznese dhe ky nuk paska dëgjuar, por po e njoftoj se taksat janë hekur, edhe pse ka qenë një kërkesë e një anëtari të kryesisë se VV i cili kërkonte të kthehen. Aq larg shkonte dhe thoshte që rregulloren për taksa të vitit të kaluar ta sjellim në kuvend, absurd i lloji të vet , tash unë jam në dilemë se cilin anëtar të VV ta dëgjojmë. Ai i cili thotë t`i kthejmë taksat, apo zotin Rudakun që janë të larta, te ne edhe kjo ndodh një shtëpi me shumë udhëheqës.

Kurse te çështja e rritjes se çmimeve të tenderëve, s`po e kuptoj ketë qeshje të ngritur nga ky zotëri, se si ngriten çmimet për tender, për ish ekonomin socialiste mund të jetë kështu , ndërsa për ekonomin e tregut si ngritën çmimet për tender nuk kam has në literaturën e tashme. “Edhe pse e kuptoj zotëriun se nuk është ekonomist, është dashur së paku të konsultohet me dikë për këtë që po e thotë se si ngritën çmimet për tender që edhe ne të mësojmë diçka nga ju, nëse ka se çka të mësohet edhe pse dyshoj. Me një paraqitje të tij në këtë formë fabula ,,Shkuarja e bretkosës me u mbath te mbathtari,, kishte qenë më mirë që për çështje ekonomike ky zotëri të mos i hyj kësaj teme.

Pra te tenderët vlerën e tyre e përcakton konkurrenca në tenderim e jo çmimi i vënë sipas tekeve e hujeve të individëve të caktuar. Po të ishte kështu nuk do t`i kishim thënë ekonomi e tregut, por ekonomi e dreqit, besoj ndoshta disa mendoj se kur të vinë në pushtet, kështu do t`i formojnë çmimet, Besoj se kjo kohë ka perënduar edhe pse dikush akoma është duke jetuar para vitit 1999 tha Nuhiu./rajonipress/