HW

Nuhi Matoshi, regjisori që e jetoi artin si mision dhe e bëri veprën e tij të pavdekshme

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Arti shqiptar ka humbur një nga figurat e saj më të përkushtuara, por trashëgimia e tij do të mbetet e gjallë për breza me radhë. Nuhi Matoshi, regjisor, krijues dhe njeri i kulturës, do të kujtohet si një personalitet që i dha shumë skenës, filmit dhe medias shqiptare, si në kohë të vështira për kombin, ashtu edhe në periudha paqeje.

Ai ishte njeri i dijes dhe ideve, një motivues i heshtur që buzëqeshjen e kishte pjesë të karakterit, edhe kur kritikonte. Ata që e njohën thonë se fjalën e kishte të matur dhe qëndrimin dinjitoz, asnjëherë i mllefosur, gjithmonë i përkushtuar ndaj thelbit: artit dhe vlerave.

Karrierën e nisi në skenën teatrore, aty ku hodhi themelet e rrugëtimit të tij artistik, për të vazhduar më pas si regjisor në Radio Televizioni i Prishtinës, ku dha një kontribut të çmuar në realizimin e programeve artistike dhe kulturore. Puna e tij në RTP, si dhe angazhimi në projekte të shumta filmike e teatrale, e bëjnë emrin e tij të lidhur ngushtë me zhvillimin dhe kultivimin e vlerave artistike shqiptare.

HW

Nuhi Matoshi ishte artist që nuk e ndau kurrë profesionin nga misioni. Në rrethana të vështira historike, ai vazhdoi të krijojë, të motivojë dhe të mbajë gjallë frymën kulturore. Në kohë lirie, ai punoi me të njëjtin pasion për ta ngritur standardin artistik dhe për ta forcuar identitetin kulturor.

“Të tillë njerëz e kanë mbajtur gjallë kombin dhe kulturën shqiptare”, shprehen bashkëpunëtorët e tij, duke theksuar se përveç krijimtarisë, ai do të kujtohet si familjar i denjë dhe mik i çmuar. Kujtimet për të do të ruhen gjatë, por mbi të gjitha do të jetojë mësimi që la pas: përkushtimi, urtësia dhe puna e ndershme për artin.

Nuhi Matoshi mbetet i pavdekshëm përmes veprës së tij shumëvjeçare. Ai do të jetë gjithmonë i pranishëm në skenë, në qytet dhe në shoqëri, përmes punës që la, përmes brezave që frymëzoi dhe përmes artit që e jetoi deri në frymën e fundit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.