Fundamenti

Norwichi e merr vendimin final për Rashicën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rast konkret është edhe Milot Rashica, i cili pritet të largohet nga klubi verdh e gjelbër gjatë verës që vjen.

Norwich City nuk arriti të mbijetojë në Premierligë dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në Championshipin anglez.

Kjo nënkupton se yjet e klubit nuk do të qëndrojnë aty për të luajtur në një nivel më të ulët garash, shkruan “teamtalk.com”, përcjell “Gazeta Express”.

Rast konkret është edhe Milot Rashica, i cili pritet të largohet nga klubi verdh e gjelbër gjatë verës që vjen.

Hidromorava

Dhe, mediumi anglez shkruan se Norwichi tash e tutje do të presë oferta për përfaqësuesin kosovar pasi ka vendosur përfundimisht ta shesë 25 vjeçarin.

Rashica i ka zhvilluar 28 ndeshje deri tash me klubin anglez dhe e ka realizuar vetëm një gol deri tash.

Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2025, por Norwichi do ta shesë ish-futbollistin e Werder Bremenit për të bërë sadopak para për ta tentuar rikthimin e menjëhershëm në Premierligë, shkruan “Gazeta Express”.

Rashica është blerje rekorde e Norwichit dhe ky klub do të mundohet të nxjerrë sa më shumë para nga shitja e futbollistit ofanziv.Miloti ishte i pafat në dy sezonet e fundit pasi skuadrat ku luajti ai ranë nga liga, vjet Werderi e sivjet Norwichi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.