Eko Higjiena

Norvegjia ndihmon komunat e Anamoravës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kreu i komunës së Ranillugut Gradimir Mikić, është takuar me përfaqësuesit e Qeverisë së Norvegjisë dhe organizatës “KS- Kosovë”. Norvegjia do të investojë në Teknologjinë Informative për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve të kësaj komune.

Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit dhe prezantimin e një projekt të ri për përmirësimin e sektorit të Teknologjisë Informative. Implementimin i këtij projekti do të nisë gjatë këtij viti. Ajo do të financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe do të implementohet nga organizata KS-Kosovë.

UBT

“Shpresoj se zbatimi i këtij projekti do të arrij qëllimin dhe të arrij rezultate që ne do të na bëjë krenar. Ne jemi mirënjohës për atë që po mendoni për përmirësimin e kushteve të punës në komunën tonë. Vullneti i mirë nga ana jonë ekziston, por pa ndihmën tuaj nuk është e mundur për të realizuar aktivitetet e dëshiruara “, ka thënë Mikic.

Përfaqësuesit e Qeverisë Norvegjeze ishin të interesuar për situatën aktuale të komunës sa i përket administratës dhe theksuan se do të angazhohen për zbatimin e këtij projekti ku do të evitohen të gjitha të metat dhe do të përmirësohen ofrimet e shërbimeve për qytetarët e komunës së Ranillugut./rajonipress/