Fundamenti

Normalizohet orari i punës në Administratën e Përgjithshme

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria e Administratës së përgjithshme në Gjilan kthen orarin e punës në normalitet, pasi muaj më parë kishte zgjatur orarin e punës gjatë ditëve të punës dhe shtimin e punës edhe ditëve të shtuna. Nga kjo javë orari është kthyer në normalitet, sepse gjendja është stabilizuar dhe kërkesat e qytetarëve tani janë më të vogla dhe mund të kryhen brenda orarit të paraparë me ligj.

Mentor Mihovci, Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, ka thënë se gjithçka është kthyer në normalitet të punës dhe tani e kemi parë të arsyeshme, bazuar në raportet që kemi, që orari i punës, tani nga kjo javë nuk do të punohet vetëm ditëve të punës dhe jo edhe të shtunave. “Këto zgjatje kanë ndodhur kryesisht në muajin korrik dhe gusht për shkak se kemi pasur një fluks të madh të qytetarëve pas ardhjeve të bashkatdhetarëve për pushime dhe kërkesave të shumta të nxënësve për regjistrim në shkallë të ndryshme të shkollimit. Ndaj kërkesat e shumta të tyre dhe të qytetarëve të tjerë për tu pajisur me dokumente të gjendjes civile ka qenë më e shtuar” ka thënë Mihovci.

Falë mbështetjes së kryetarit të Komunës, Qemajl Mustafa dhe nënkryetarit Omer Daku kemi bërë një riorganizim të punëve nëpër sportele, sepse fluksi i madh i qytetarëve për tu pajisur me dokumente është shtuar që nga ndryshimi i programit nga ai që ishte deri më 17 shkurt në programin e ri. “Ne menjëherë kemi ndërhyrë duke shtuar numrin e zyrtarëve nëpër sportele dhe menjëherë ka filluar normalizimi e që tani jemi në një normalitet të funksionimit dhe furnizimit të shpejt të qytetarëve me dokumente.
Programi i ri ka kërkuar që të gjithë qytetarët që nuk janë nëpër librat amëz, të ri-konfirmojnë edhe njëherë të dhënat e tyre dhe ajo na ka shkaktuar probleme dhe pritje të shumta” ka thënë Mihovci.

Uji Dea

Mihovci tha se një lehtësirë tjetër tash është edhe ajo se para dy jave janë kthyer librat Amzë nga shteti i Serbisë, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, ku janë kthyer kopjet e librave. “Është bërë lidhja e tyre nga Ministria e Punëve të Brendshme me prezencën e një zyrtari tonë nga administrata. Sigurisht kjo përveç normalizimit të gjendjes që ka krijuar, ka krijuar edhe një lehtësim dhe na jep të dhëna shumë të sakta për të gjithë bashkatdhetarët të cilët kërkojnë që të pajisen me dokumente”.

Drejtori Mihovci, ka njoftuar të gjithë qytetarët që orari i punës në administratën e përgjithshme është nga e hëna në të premten, prej orës 8:00 deri në ora 16:00./rajonipress/