RCCOLA

Nora, një këngë më ndryshe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Trioja e njohur Nora Istrefi, Mimoza Shkodra dhe Visar Shala (nga ish-grupi “Skills”) janë bashkuar për herë të parë për të sjellë një këngë më ndryshe se herëve të tjera. Këngëtarja Nora bën të ditur se është mjaft e kënaqur me këtë bashkëpunim, për faktin se për herë të parë po realizon një këngë bashkë me Mimoza Shkodrën dhe Visarin.

“Ftesën nga Visari për të qenë në këtë krijim e pranova me shumë kënaqësi, është një ndjenjë e mirë kur realizon një këngë të mirë ashtu siç e kemi përgatitur ne, me Mimozën dhe Visarin. Kam përshtypje se kënga do të pëlqehet në publik, sepse është një bashkëpunim i ri dhe një prurje e re në skenën muzikore”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Mobi Casa

Nora nuk ka dashur të japë shumë detaje për këngën, pasi që për pak ditë kënga do të jetë në treg dhe kjo do të jetë një befasi për adhuruesit. Kjo këngë e realizuar nga trioja, ka edhe videoklipin, që është përgatitur nga produksioni “EMF Creative”. “Kemi dashur që kënga të ketë edhe videoklipin të cilin shumë shpejt do ta plasojmë në treg. Uroj të pëlqehet në publik”, shton Nora. Gjatë kësaj periudhe, Nora vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit, përderisa më pas planifikon të nisë punën në projekte të reja.

“Tani për tani nuk kam ndonjë angazhim tjetër në projekte të reja, përveç këtij bashkëpunimi që pata me Mimozën dhe Visarin. Angazhimet e shumta vazhdoj t’i kem në koncerte e mbrëmje muzikore. Gjatë kësaj periudhe do ta shijojmë këngën që do ta plasojmë tani, ndërkaq pas disa jave do të nisë përgatitjet për projekte të reja”, thotë ajo. Këngët që do t’i plasoj gjatë këtij viti, sipas Norës, do të shoqërohen bashkë me videoklipe.