Hidromorava

Njohja nga Myanmari, lajm i rremë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zyrtarë të vendit kanë njoftuar për Telegrafin se kumtesa e lëshuar për media se Myanmari (Birmania) ka njohur shtetin e Kosovës nuk është dërguar nga adresa elektronike zyrtare e Qeverisë së Kosovës.

Mediat, përfshirë edhe Telegrafin, gjatë orëve të mëngjesit kanë raportuar për njohjen nga Myanmari, pasi i janë referuar një komunikate nga një adresë elektronike të ngjashme me atë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndryshe, burime të Telegrafit nga Qeveria e Kosovës kanë bërë me dije se lajmi për njohje nuk është i konfirmuar dhe nuk është dërguar nga adresa e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

————————————————
Naypyidaw – Ministria e Punëve të Jashtme të Unionit Myanmar (Birmani) përmes një note verbale ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran e të pavarur.

Fundamenti

Në notën e këtij vendi rikujtohet vizita e zëvendëskryeministrit të Kosovës në Myanmar në dhjetorin e vitit të kaluar, “i cili me bindje na prezantoi arsyet se pse Kosova duhet të jetë e pavarur e sovrane”, thuhet në notën, e cila nis me fjalinë “Ministria e Punëve të Jashtme e Unionit të Myanmarit ka nderin t`ju njoftojë se Qeveria e Republikës së Unionit të Myanmarit ka vendosur të njohë Republikën e Kosovës si shtetet sovran e të pavarur”.

Myanmari ndodhet në Azinë juglinore dhe ka një popullsi prej 60 milionë banorësh dhe një sipërfaqe prej 676 mijë kilometrash katrorë.

Ky është vendi i 106 që ka njohur Kosovën dhe i dyti në vitin 2014, pas Tangos.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.