UBT

Adelina Tahiri: Unë rashë në depresion!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja Adelina Tahiri së fundmi ka treguar për periudhën e vështirë që ka kaluar pas lindjes së djalit, Jon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një intervistë ajo rrëfen se ra në depresion dhe se nuk ishte e lumtur me peshën që kishte.

“Shtova 30 kilogramë gjatë shtatzënisë. Për momentin jam 56 kg, atëherë isha 84. Vetëm të them një gjë, nuk e harroj kurrë kur kam hyrë në banjo të nesërmen në mëngjes dhe kam bërë dush.

O zot çfarë tmerri! Elefant! Kisha harruar ta shikoja veten në pasqyrë. Kur e pash, o zot, thash unë nuk do bie në shtrat me burrin derisa të vij në format e mia të duhura”, shprehet Adelina.

GRANDEMALL

Më tej thotë se nuk e shihte dot veten mbipeshë dhe për këtë arsye i iku edhe qumështi.

“Unë rashë në depresion! Unë kur e pash veten në atë lloj gjendje mua nuk më interesonte asnjë gjë tjetër. Mua më interesonte vetëm pesha unë ashtu humba edhe qumështin.

Unë jam mësuar të jem gjithmonë në super forma. Psikologjia ime është më e fortë se çfarëdo lloj fjale. Nuk më interesonte. Nuk haja fare, vetëm 20 ditë kam dhënë gji. Ndoshta tingëlloj egoiste por nuk isha e lumtur”, shton ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.