UBT

Njoftimi për shqiptarin e arratisur, edhe në ekranet e autobusëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Udhëtarët në autobusët lokalë dhe në mjetet tjera të trafikut publik të Aargaut janë ndjerë të befasuar kur në ekranin në ballë të autobusit ku rëndom jepen njoftimet për orarin dhe të ngjashme, kanë parë fotografinë e Salih Sylbekës, 23 vjeçarit kosovar i cili pas plagosjes me thikë të bashkëshortes ditë më parë ka marrë arratinë.

Krahas fotografisë aty mund të lexohet “Kërkohet urgjentisht”. Policia e kërkon atë për veprën penale tentim vrasjeje me paramendim.

Siç e thotë një zëdhënës i policisë kantonale, nuk është kjo hera e parë që ekranet e autobusëve shfrytëzohen për njoftime të tilla. Kanë qenë në të kaluarën edhe dy raste të njoftimit të bërë në këtë mënyrë.

Hidromorava

Njoftimi nëpër mjetet e trafikut publik do të mbahet edhe disa ditë. Sipas policisë, jehona e këtij veprimi te popullata nuk është dhe aq e madhe, shkruan aargauerzeitung.ch., duke iu referuar edhe një inserti nga sektori lokal i televizionit srf.

Autoritetet e sigurisë supozojnë se Sylbeka mund të jetë arratisur në vendlindjen e tij, në Kosovë./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.