GRANDEMALL

Njësiti i biçiklistëve operon në Viti, do të frekuentohen pjesët më të veçanta të qytetit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti në vazhdën e implementimit të planeve operative “Sezoni Veror” dhe “Siguria në trafikun rrugor” që nga data 22.07.2022 fillon me një aktivitet shtesë në komunikacionin rrugor duke aktivizuar Njësitin e biçiklistëve.

Fushëveprim i kësaj njësie do të jetë kryesisht qyteti i Vitisë, me theks të veçantë pjesët më të frekuentuara të këtij qyteti.

Qëllimi i kësaj njësie do të jetë parandalimi i veprimeve kundërvajtëse në komunikacion, parandalim i aksidenteve sidomos të atyre me fatalitet, parkingjeve ilegale etj. me qellim që gjatë kësaj sezone kur është edhe frekuentimi më i madh i qytetarëve në qytet të u mundësohet pjesëmarrësve në komunikacion të qarkullojnë pa pengesa dhe vonesa.

GRANDEMALL

Kjo njësi do të bëjë patrullime të vazhdueshme, të shpejta dhe efikase brenda qytetit gjë që mundësohet përmes mjetit që kjo njësi përdor.

Drejtoria Rajonale Gjilan është e përkushtuar që të jetë dhe veproj çdo herë në të mirë të qytetarit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.