Një yll që po vjen
Bersant Celina ka një kohë të gjatë që stërvitet me yjet e futbollit botëror të Manchester Cityt. Ai mundohet ta shfrytëzojë çdo ditë të stërvitjes për të mësuar nga yjtë si Sergio Aguero, Raheem Sterling, David Silva e shumë të tjerë që janë pjesë e gjigantit anglez, e që vlen mbi 500 milionë euro.
Celina 19-vjeçar në janarin e këtij viti ka debutuar për ekipin e parë të Cityt. Luajti disa minuta për Cityn në ndeshjen kontrolluese kundër Hamburgut në Abu Dhabi, ku skuadra angleze përgatitej për këtë edicion në Premier League të Anglisë. Ai kishte zëvendësuar ish-sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Xheko, shkruan sot “Koha Ditore”.
Debutimin në ekipin e mbushur me yje, mesfushori ofensiv i përfaqësuese së Kosovës, nuk do ta harrojë kurrë. Në një bisedë për gazetën ka thënë se debutimi me fanellën e ekipit të parë, është një prej momenteve më të mira dhe më pozitive në karrierën e deritashme. Por, me kaq Celina thotë se nuk do të kënaqet.
Qëllimi i tij është që shumë shpejt të bëhet lojtar kyç në ekipin e parë të Cityt, siç është tash në ekipin U21..
http://koha.net/?id=6&l=84298


