Një vit shtesë për studentët e drejtimeve të mbyllura

Në vitin akademik 2013/2014 Fakulteti i Edukimit do të pranojë studentë vetëm në Programin Fillor, Parashkollor dhe në Programin Pedagogji e Përgjithshme. Kurse ka mbyllur tetë drejtimet e tjera: Gjuhë dhe letërsi shqipe, Gjuhë dhe letërsi angleze, Programi Teknologji-Informatikë, Programi Matematikë-Informatikë, Programi Histori – Edukatë Qytetare, Programi Gjeografi – Edukatë Qytetare, Programi Fizikë-Kimi dhe Programi Biologji-Kimi.
Studentët e drejtimeve të mbyllura kanë shumë dilema. Marigona Kastrati, studente e vitit të dytë e drejtimit Matematikë – Informatikë thotë se është zhgënjyer kur në hapjen e konkursit është informuar për mbylljen e këtyre drejtimeve.
“Unë nuk po e di se tash çka do bëhet me neve kur të mbarojmë studimet, a do të jemi të barabartë me studentët e njësive tjera, apo vetëm po e kryejmë fakultetin e do mbesim në shtëpi”, ka thënë ajo.(Tribuna)