Një veturë e dëmtuar dhe një zjarrëvënie shënohen në Gjilan e Kamenicë

Gjilan – Në rrugën “Nazmi Hoxha” në Gjilan viktima mashkull shqiptar ka raportuar se nga një plumb qorr iu është dëmtuar gjami i veturës “Peugeot”.
Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar. Edhe në fshatin Hogosht të Kamenicës raportohet se një fëmijë i mitur i ka vënë zjarrin një stalle pronë e viktimës mashkull shqiptar.
Njësiti zjarrfikës e ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për te lënduar ka njoftuar policia e Kosovës./rajonipress/