Eko Higjiena

Një vepër me një tufë vjershash mbresëlënëse

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Lidiona Marovca është shkollare e re nga Dardana. Ajo sa ka nisur të shkruajë vargje. Shih për këtë, ajo ditë më parë botoi veprën e parë me vargje: “Shpresa dhe përjetime”. Është kjo një tufë poezish lirike, të cilat shprehin botën e saj imagjinative krijuese. Edhe tematikat e kësaj vepre lirike janë të larmishme rreth jetës sonë të përditshme. Andaj, poezia e saj buron nga loja e argëtimi në jetë.

Ajo e do jetën shkollore, por e do edhe librin, mikun e jetës. Është lexuese e pasionuar e librit. Lidiona Marovca është e lindur, më 2001. Është shkollare e Shkollës fillore “Dëshmorët e kombit” në Dardanë. Kur jemi tek vepra e saj “Shpresa dhe përjetime”, shohim një njomake që ka atje ndaj arti letrar.

Ajo e do vargun poetik. Thonë se, shkruan vargje dhe ato i reciton para shokëve e shoqeve të shkollës. Dallohet në shkollë si krijuese e re. Dhe, jo vetëm kaq. Ajo i ka dhënë vetës një obligim që librin, shokun e jetës, nuk e largon nga duart. Për moshën e saj, kjo vashë e re, po tregon rrugën e guximshme drejt njohjes së artit të letrar. Vepra e saj poetike “Shpresë dhe përjetime” ka 44 poezi lirike. Këto poezi janë forma të shkurtra. E kanë koncentracionin e shprehjes poetike.

Andaj, vepra e saj e dalë para pak dite në dritë na ka sjellë disa tema të ndryshme, të cilat janë frymëzime nga jeta shkollore, por edhe rreth “gjërave” të mëdha të historisë sonë.

ARKATANA

Ajo ka shkruar për dallëndyshen, tetë marsin – ditën e gruas, prindërit, vëllaun, gjyshin, lulen, shtëpinë, malësorin, librin, lapsin, Kosovën, festën e Flamurit, Skënderbeun, Adem Jasharin, por ka shkruar poezi edhe për orën, internetin, për poezinë, për stinët e viti: pranvera, vjeshta, dimri, ditarin, atdheun e tema të tjera që i joshin të rinjtë shkollarë. Me fjalë të tjera, ajo (Lidiona) po pretendon të bëhet poete e kësaj kohe, e cila, me këtë vepër, si ka shtuar, nuk do të jetë e fundit kjo tufë poezish lirike.

Me fjalë të tjera, ajo kur shkruan, sikur i sheh sendet përpara dhe dëshira e saj është që me to të “bisedojë” duke i përshkruar në forma të ndryshme. Dallëndyshen e do dhe shton këto fjalë: “Kur dallëndyshja/ fluturon në qiell/ në stinën e bukur/ stinën me diell”(f.5).

Mandej shkruan për qytetin historik, Vlorën heroike, ku shton se, në “Vlorën e lirisë/ valon përherë / flamur i Shqipërisë” (f.23). Shkruan për gjuhën shqipe dhe shton: “Mësuesin e dëgjoj/ Përherë kur na thotë/ Gjuha më e bukur/Tingëllon në botë” (f.24).Për heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, ajo këndon kështu: “Skënderbeu/ ky trim shqiptar/ e njohin ne / dhe bota mbarë) (f26).Për atdheun, Lidiona shkruan: “Vendi më i bukur/ me shumë pasuri/ ka vlerë të madhe/ Për mua për ty”(f.39). Ajo shkruan edhe për tema të tjera, të cilat e joshin botën e të vegjëlve. Sidoqoftë, me këtë vepër letrare, Lidiona Marovca po tregon dashurinë e saj të flaktë ndaj arti letrar. Ajo është nisur e guximshme në rrugën e arti të dijes. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.