Një thelb hudhër në ditë, sa shumë përfitime
Ka nga ata që e adhurojnë dhe që e kanë frikë, ka nga ata që e përdorin në çdo pjatë dhe ata që e shmangin.
Ky është një “ilaç” natyral shumë i rëndësishëm për mirëqenien dhe jetëgjatësinë tonë.
Zbuloni përfitimet e hudhrës së marinuarHudhra është një kurë është e njohur për më shumë se 5 mijë vjet.
Në kohët e lashta është përdorur nga mjekësia popullore kineze dhe egjiptiane. Edhe gjyshet tona e kanë përdorur gjithmonë në recetat e tyre, në ushqim.
Hudhra është një ushqim i pasur, prej të cilit mund të përfitoni shumë, por sa hudhër duhet të hani për të qenë të shëndetshëm?
Kaq shumë përfitime në një ushqimAjo ndihmon për të ulur nivelet e kolesterolit të keq, për të holluar gjakun, është një antibakterial natyral.
Ai lufton simptomat e gripit dhe është një antibiotik kundër infeksioneve kërpudhore.
Kjo mund të ndihmojë, në sajë të funksionit të saj pastrues, edhe lidhur me problemet me veshkat ose fshikëzën e urinës. Keni dhimbje koke, dhimbje dhëmbi apo nervozizëm?
Hudhra është ajo që ju duhet!
Dhe kjo është edhe më e dobishme për njerëzit që kanë anemi.
Është një ushqim i pasur me squfur dhe minerale si kalium dhe zink, si dhe vitaminën B dhe C.
Hudhra është shumë e efektshme kundër plakjes së qelizave dhe mund të parandalojë tumoret, shkruan EO.
Një thelb hudhër
Doza më e mirë për të marrë çdo ditë është 4 gram në ditë.
Ekuivalente me një thelb hudhër, shkruan Shije.
Mënyra më e mirë për ta marrë këtë sasi është me anën e recetave të thjeshta me hudhër.
Përbërës aktiv në hudhër ruhet nëse ju e konsumoni të freskët, por që të mos ju bezdisë shumë aroma shumë e fortë që ajo ka, mund ta merrni së bashku me majdanoz të freskët ose ta përtypni pas një vakti.
Hudhër e marinuar
Përgatitja e hudhrave të marinuara ju ofron një mënyrë për ta konsumuar atë në ushqim me një shije më delikate dhe më të lehtë për t‘u tretur.
Ja se si: Hidhni në një tigan 350 ml uthull të bardhë dhe 350 ml verë të bardhë, pak karafil, gjethe dafine, piper, kripë dhe sheqer nga 1 lugë gjelle.
Lërini të ziejnë.
Pastaj shtoni hudhrën duke e lënë të gatuhet për një minutë.
Mbushni disa kavanoza të vegjël qelqi me hudhra dhe shtoni përzierjen.
Mbyllni kavanozat, lërini ata me kokë poshtë për të krijuar vakuumin dhe lëreni të ftohen në errësirë. Ju mund t’i përdorni ato pas një muaji.