Fundamenti

Një person nga Rogana rezulton pozitiv me COVID-19

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës ka rezultuar pozitiv një person, dhe dy të tjerë janë duke u shëruar. Personi që ka rezultuar pozitiv është nga fshati Rogaçicë.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka lutur të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes duke ndjekur udhëzimet nga organet kompetente.

UBT

“Pas disa ditësh pa asnjë rast të ri pozitiv, fatkeqësisht sot një grua 55 vjeçare nga Rogana rezultoi me COVID-19, kurse fatmirësisht dy të infektuar me këtë sëmundje janë drejt shërimit. E kam të qartë që u ka humbur durimi duke qenë të izoluar në shtëpi për disa javë, por duhet të tregohemi të kujdesshëm akoma. Tani që gradualisht po i kthehemi normalitetit ju lutem mos shtrëngoni duart, mbani distancën e higjienën personale duke pastruar duart vazhdimisht me sapun ose dezinfektues me bazë alkooli”, ka thënë Kastrati.

Deri më sot numri i të infektuarve në Komunën e Kamenicës ka qenë 41, ku nga ta 37 janë shëruar plotësisht, dy janë duke u shëruar dhe dy raste janë akoma aktiv./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.