Mobi Casa

Një pazar nga këshilltarët e Kuvendit të Gjilanit ! A do koment shumë ?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Nuhi Nuhiu – Sot e kuptova edhe më shumë, se përbërja e këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Gjilanit qenka e përbërë prej tregtarëve sepse, filloji nga 400€, 300€, 250, 200€. Në fund këshilltarët votuan për 250€ këtu u pre pazari.

Ky pazar sot u bë, për një komision për ndërrime statutore, ku thuhet se i kishte mbajtur 5 takime për të shtuar në statut vetëm dy Drejtori. Drejtoria e Inspeksionit dhe e Rinisë, Kulturës e Sportit.

ARKATANA

Në komisionin në fjalë, struktura e këtij komisioni lënë shumë për të dëshiruar nga aspekti profesional, me përjashtim të kryetarit të komisionit.

Vallë si mund t`i arsyetojnë pesë seanca-takime për t`i shuar dy Drejtori të lartë cekura. Tani këto dy fjalë të shkruara buxhetit komunal do ti kushtojnë mbi 1800€. Kështu menaxhohet buxheti nga ata, që çdo ditë trumpetojnë kursime, dhe luftë kundër keqmenaxhimit. Këtu duhet veçuar reagimin e këshilltares së Nismës zonjën Mimoza Kadriu e cila reagoi ndaj këtij pazari në Kuvendin Komunal. Prandaj, një pjesë e madhe e këtyre këshilltarëve le shumë për të dëshiruar. Kështu ndërtohet mjerimi…..!!!!