Eko Higjiena

Një muaj paraburgim për Shkëlzen Dranga

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurit Shkëlzen Dranga, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri Shkëlzen Dranga, shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, dyshohet se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

ARKATANA

Dranga është arrestuar nga Policia e Kosovës, me datën 19.03.2014, në ora 02:30 minuta, ku me këtë rast dyshohet se sasia e narkotikëve të gjendur në veturën e tij është rreth 27 (njëzeteshtatë) kilogram.

I pandehuri ka të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi. /rajonipress/