Mobi Casa

Një muaj paraburgim për kirurgun Luan Mustafa

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës paraprake Afrim Shala i ka caktuar paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj të pandehurit Luan Mustafa kirurg në Spitalin Regjional në Gjilan, për shkak të veprës penale marrje ryshfetit.

I pandehuri dyshohet se këtë vepër penale e ka kryer ndaj të dëmtuarve M. O dhe F. O.

Ndaj të pandehurit Luan Mustafa, nga Gjilani, është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit 28.10.2013 dhe t’i zgjasë deri më datën 28.11.2013, raporton rajonipress.

UBT

Nga kërkesat e paraqitura dhe nga shkresat e kësaj lënde, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Luan Mustafa.

Kështu që në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, gjë që mund të vërtetohet nga deklarata e të pandehurit, si dhe provat dhe shkresave të tjera të lëndës.

Po ashtu duke marrë për bazë natyrën dhe peshën e veprës penale, rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer kjo vepër penale, si dhe faktin se prokurori i shtetit i ka filluar hetimet në këtë çështje penale, atëherë me të vërtet ekziston rreziku real se po që se i pandehuri do të gjendet në liri atëherë do të mund të ndikoj në të dëmtuarin M. O. Dhe F. O., në atë mënyrë që të deklarojnë në favor të mbrojtjes së tij thuhet nw arsyetimin e gjykatësit Shala./rajonipress/