Fundamenti

Një muaj paraburgim për bosin e drogës Zydi Rruga

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjyqtarja e Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan Emine Salihu, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurit Zydi Rruga, i ka caktuar atij masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri Zydi Rruga, shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, dyshohet se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge , sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, dhe rrezikim i trafikut publik.

Mobi Casa

I pandehuri Zydi Rruga është arrestuar me datën 23.02.2014, në ora 13.00./rajonipress/