Eko Higjiena

Një mollë në ditë parandalon sulmin në zemër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një mollë në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e sulmit në zemër, ndërsa gjetjet e reja të shkencëtarëve konfirmojnë thënien e vjetër sipas së cilës nuk do t’ju duhet mjeku nëse konsumoni molla.

Ekipi i hulumtuesve nga Universiteti i Oksfordit thekson se konsumimi i mollës rekomandohet veçanërisht për njerëzit më të moshuar se 50 vjet, për shkak të përfitimeve të shumta shëndetësore, transmeton Koha.net. Sipas konkluzioneve të tyre pas studimeve të reja, molla mund të zëvendësojë barnat që përdoren për të ulur kolesterinën, dhe kështu mund të parandalojë sulmin në zemër, raporton Daily Mail.

“Kjo është vetëm një dëshmi se sa edhe ndryshimet më të vogla në dietë mund të jenë të dobishme për shëndetin tonë. Mollët janë shumë të dobishme në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në tru”, theksojnë studiuesit.

FITORJA

Në studimin, rezultatet e të cilit u botuan në “British Medical Journal”, studiuesit përdorën modele matematikore për të vlerësuar ndikimin e përshkrimit të ngrënies së një molle në ditë për të moshuarit, transmeton Koha.net. Ata kishin rezultate të shkëlqyera, duke përfshirë faktin se në këtë mënyrë zvogëlohet për 12 për qind rreziku i sulmit në zemër dhe infarktit.

© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.