ARKATANA

Bizelet janë shumë të pasura në vlera ushqimore

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Bizelja është një nga bimët më të para të kultivuara nga njerëzimi dhe akoma sot mbetet një nga ushqimet më të rëndësishme.

Vendlindja e bizeles është Azia Perëndimore dhe Afrika e Veriut. Gjurmë të bizeles janë gjetur që në shekullin e pestë para Krishtit në Egjipt dhe Gjeorgji.

Bizelet janë shumë të pasura në vlera ushqimore dhe kanë pak kalori. Në një 100 gramë bizele gjenden 81 kalori.

Bizelet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit, folatit dhe vitaminës B6. Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminën B2, zink, proteinë, magnez, hekur dhe kalium.

Këto vlera e bëjnë bizelen të shkëlqyer kundër plakjes, për imunitetin, energjinë, kundër rrudhave, Alzheimerit, artritit, bronkitit, osteoporozës, infeksioneve urinare, për shëndetin e kockave , parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kolesterolit të lartë, diabetit dhe kancerit në stomak.

Mënyrat e gatimit të bizeles janë zierja ose gatim në avull, megjithatë të mirat e saj mund të merren edhe nëpërmjet lëngut të bizeles që me barishte dhe fruta të tjera ofron një dozë të jashtëzakonshme vitaminash dhe mineralesh.

Lëng Bizelesh, Spinaqi, Molle, Kastraveci Për Detoks

Hidromorava

Kombinimi i spinaqit, bizeles, limonit, kastravecit dhe mollës ofron mineralet e nevojshme për rigjenerimin e organizmit, pastrimit të mëlçisë dhe hidratimit të trupit.

Përbërësit:

1 grusht bizele
1 filxhan çaji spinaq
1 mollë jeshile e qëruar dhe e pastruar nga bërthamat
1 limon pa lëkurë dhe bërthama
Gjysmë kastraveci

Një majë luge çaji kripë.

Përgatitja:

Kalojini të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave dhe të perimeve, shtoni kripën dhe pijeni lëngun menjëherë. Këtë lëng mund ta pini rregullisht për tre ditë për një pastrim cilësor të organizmit nga toksinat e dëmshme që shkaktojnë një sërë sëmundjesh kronike dhe të rrezikshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.