RCCOLA

Një lum, me pesëmbëdhjetë mullin e një valavicë për zhgunjë!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Lumi i Përlepnicës, ishte lum i jetës, dhe i ekzistencës! Të shkruash për pasurit e Përlepnicës, ke material sa të duash! Duke filluar nga, fushat pjellore në pjesën jugore, por edhe malet në pjesën veriore, të cilat na bëjnë roje dhe, mbrojnë nga stuhitë e shekujve ! Ky kombinim i kësaj natyre, gjithherë kishte përparësi, për një zhvillim të qëndrueshëm të qytetarëve përlepnicas!

Këta Mullinj, kanë bluar edhe për fshatrat e Komunës së Kamenicës, si thuhej për Moravën e poshtme, por edhe për fshatrat e Moravës se epërme! Këta mullinj bluani, njëzet e katër orë, dymbëdhjetë muaj pa ndërpre, dimër e verë! Lumi i Përlepnicës, burimin e ka nga banja, dhe ky burim në kohën e të reshurave sjell ujë deri në 70 litra në second, por në thatësira ekstreme kemi një minimum deri në 35 litra në sekond!

Kjo banjë është burim i pashtershëm! Karakteristike e kësaj baje është uji i nxehtë, deri në 27 gradë celsius! Këto veti të këtij uji, i kanë mundësuar bluarjen e misrit e grurit edhe në dimë, sepse kurrë nuk ngriheni! Prandaj, mullinjët bluani pa ndërprerë, nga këta mullinj,furnizoheshin banorët e qytetit të Gjilani me miell misri e gruri! Në lumin e Përlepnicës, punonte edhe një valavicë e cila pergaditëte, materialin për tirqi! Nga ky material, qepeshin turqit, gunat, tesha të leshta Por, çka mbeti nga këta pesëmbëdhjetë mullinj e kjo valavicë?

Që nga viti 1970 kur u muar uji për Gjilan, dhe nga ndërtimi i pendës në vitin 1978/1983, përlepnicasit mbeten pa këtë dhuratë të perëndisë! Atë e na e dha natyra, e mori njeriu, i cili e shkatërroi, florën e faunës, kopshtet, nuk dëgjohet zëri i bretkosave, s’ka më lëvizje të peshkut, por vetëm mbeturinat lëvizin në lumin e shndërruar në kanalizim!

Hidromorava

Tani lumi i Përlepnicës kundërmon, lëre më peshkun, që nuk noton, por edhe banorët do të largohen! Lumi i Përlepnicës, ka ujitur mbi katërdhjete hektar tokë të punueshme, prodhimet e perimeve, përveç qytetit të Gjilanit, janë shiturë edhe në tregun e Bujanocit!

Nga pesëmbëdhjetë Mullinj,dhe një valavice, tani ka mbetur vetëm një mulli , i cili quhet mulliri i Qorbës! Të gjithë mullinjët kishin emrin e tyre, duke filluar nga Mulliri i bardhë e deri te i Qorbës! Prandaj, duhet ruajtur së paku si një shenjë, të trashëgimisë, dhe historisë së Përlepnicës në shekuj!

Gjilan dhe Qeveri Komunale e morët ujin, së paku ruane këtë mulli, i cili si shenjë historike, na kujton të kaluarën tonë! Aty , ku shkatërrohet e kaluara, e ardhmja s’ka jetë gjatësi! Për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen, kujtoje të kaluarën,nga erdhe, ku je, dhe nga po shkon! /nuhi nuhiu/rajonipress/