FITORJA

Një kujtim plotë emocione nga Jashar Ramadani, në kujtim të heroit Agimit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Jashar Ramadani vëllau i heroit Agim Ramadani ka postuar një foto derisa Agimi shërbente në Çaplinë në vitin 1989. Jashari e përshkruan me shumë mall e nostalgji atë natë të pritjes së Vitit të Ri me Agimin dhe familjen e tij.

Postimi i plotë i Jashar Ramadanit

GRANDEMALL

Ehhh… mbaj mend këtë foto të bërë në vitin 1989 në Çaplinë, ku t`i ishe caktuar në shërbim për herë të parë. Viti i Ri i parë që t`i nuk ishe në shtëpi. Kërkova leje nga nëna dhe baba që për atë fundvit të mos isha me ta. Atë vit u thashë se Agimi do të jetë vetëm me Shukin dhe Jetonin e vogël e po shkoj te ta. Ani nënës shko se mërziten më tha e para e baba me të shkurt siç e kishte, vetëm me shiqim dhe pohim koke, miratoi. Atë vit të ri nëna kishte qajtur nga mërzia se nuk ishim të gjithë së bashku sikur që qante prej gëzimit edhe kur ishim bashkë, si nënë më… e kur baba pas bukës na ipte kutinë e drurit me duhan ta mbështjellim nga një cigare burrash. Që nga atëherë rrallë u bëmë të gjithë bashkë për fundvite. Shpresa gjithnjë ato netë vitesh të reja piqej se fundvitin tjetër do të jemi bashkë. Kështu vitet me radhë rrëshqisnin me atë dëshirë. Viti 1999 dhe ti erdhe… por në “një jetë tjetër”. Solle një jetë tjetër për të gjithë ne-lirinë. Nga atëherë, për ty thurrin poezi, shkruajnë, pikturojnë, këndojnë e të skulpturojnë. E ne familja në heshtje të kësaj dite të 11 Prillit, mbahemi kinse të fortë dhe fshehemi pas fjalëve, pas shiqimeve, pas fytyrës me mrrola të mos na tradhtojë dhe të na nxjerrë ligështimin. Nga brenda vullkani me erë zjarri sjellë boshllëkun se ti gjithnjë na mungon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.