UBT

Një i vdekur e 11 të plagosur nga Kosova në autostradë Tiranë-Lezhë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lezhë- Një i vdekur dhe 11 të plagosur nga Kosova është bilanci tragjik i tre aksidenteve te ndodhura ditën e sotme në autostradën Tiranë-Lezhë. Viktima është një 10 vjeçare nga Kosova, ndërsa mes të plagosurve janë dhe 3 fëmijë të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë teksa një automjet familjar me targa kosovare, ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë. Dyshohet se personat qe udhëtonin në automjet ishin anëtare të një familjeje kosovare, dhe udhëtonin nga Tirana drejt Lezhës . Sipas policisë, të plagosurit janë 3 fëmijë dhe 3 gra, te cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës, ku po marrin dhe ndihmën mjekësore.

Eco Higjiena

Ndërkohë një aksident tjetër, është shënuar në afërsi të Shëngjinit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve. Dyshohet se nga aksidenti ka dhe persona të tjerë të plagosur. Ndërsa dje në mesdite 4 anëtare të një familjeje kosovare kane mbetur te plagosur ne një aksident që ndodhi në superstradën Milot-Lezhe, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrilës.

Ne aksident janë përfshire një automjet tip BMW me targa të Kosovës, ku udhëtonin një cift kosovar sëbashku me dy fëmijët e tyre dhe nj fuoristradë Range Rover me targa AA 952 BX. Aksidenti ndodhi rreth orës 10 dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal te Lezhës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit ka qene një parakalim i gabuar i mjetit fuoristradë, i cili më pas u përplas në mënyrë ballore me automjetin me targa te Kosovës, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri për pushimet verore.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.