Arrestime për dhunë familjare në Gjilan, në Viti arrestime për kanosje
Gjilan – Një mashkull kosovar, është arrestuar për shkak se i njëjti vazhdimisht i kanos dhe u shkakton probleme prindërve të tij në Gjilan. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kurse në fshatin Pozharan, të Vitisë ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se ishte kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale nga i dyshuari mashkull kosovar.
Njësitet e hetuesisë kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 36 fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/