Eko Higjiena

Një dokumentar i rëndësishëm për historinë e Gjilanit – si qendër e Anamoravës me rrethinë

/ 11 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ditë më parë, Mr.Sc. Aliriza Selmani (1944), historian, botoi veprën dokumentare për historinë e Gjilanit – si qendër të Anamoravës. Kjo vepër e tij është ribotim i veprës së njëjtë, të cilën autori e ka botuar par dy vitesh, më 2015. Siç dihet, ky profesor, tash në pension, me vullnet i ka hyrë punës në ndriçimin e historisë së qytetit, Gjilanit, të cilin qytet e konsideron si vendlindje të tij. Prandaj, edhe është nisur nga fjala e urtë orientale se “Njeriu i ka borxh vendlindjes”. Ose aforizma tjetër: “Çka shkruhet në letër, mbetet në vepër”. Kjo është fakt.

Aliriza Selmani: “Gjilani qendër e Anamoravës”- ( nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX-të” (2017), botoi Shtypshkronja Inter Graf, Ferizaj 443 faqe.

Ditë më parë, Aliriza Selmani (1944), historian, botoi veprën dokumentare për historinë e Gjilanit – si qendër të Anamoravës. Kjo vepër e tij është ribotim i veprës së njëjtë, të cilën autori e ka botuar par dy vitesh, më 2015. Siç dihet, ky profesor, tash në pension, me vullnet i ka hyrë punës në ndriçimin e historisë së qytetit, Gjilanit, të cilin qytet e konsideron si vendlindje të tij. Prandaj, edhe është nisur nga fjala e urtë orientale se “Njeriu i ka borxh vendlindjes”. Ose aforizma tjetër: “Çka shkruhet në letër, mbetet në vepër”. Kjo është fakt.

Duke shkruar për të tilla tema, ai para disa vitesh është avancuar me gradën e magjistrit, më 1984, në temën “Kazaja e Gjilanit 1908-1912”. Tash për tash është autor i disa teksteve, si: monografia “Gjilani me rrethinë 1908-1912”- (1998), mandej, (bashkëautor) “Myderriz Haki Efendiu (1914-1948), të botuar më 2005, “Udhërrëfyesi i fondeve dhe koleksioneve arkivore të ANDGJ”, botuar më 2007, “Shpërngulja e shqiptarëve nga Gjilani e rrethina në Turqi”, “Gjurmime historike për Gjilanin e rrethinën” dhe pra dy vitesh Aliriza Selmani, profesor, botoi monografinë me titull: “Gjilani – qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shek. XX” (2015.

Siç jemi të ditur, Mr. Aliriza Selmani është bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Historisë dhe atij Albanologjik të Prishtinës. Jo vetëm kaq. Vepra e tij e ribotuar ditë më parë, është një punë kulmore hulumtuese dhe studimore për qytetin, Gjilani me rrethinë. Është vepër me peshë dhe ka vlera të shumta shkencore e dokumentare, por është edhe fort e qëndrueshme me shumë të dhëna të “argumentuese”,të cilat e bëjnë veprën me karakter të mirëfilltë shkencor, publicistik e dokumentar. Në këtë vepër (monografi), të ribotuar, autori ka bërë pak ndryshime duke i shtuar veprës afro 50 faqe të tjera. Pra, vepra e autorit është ribotim i plotësuar i veprës së më parme.

Duke vërejtur se vepra ka nevojë për pak “ndryshime”, autori në fjalë nuk hezitoi dhe, brenda dy vjetësh ia hyri punës dhe doli me ribotimin e veprës së parë, duke plotësuar me disa prurje të reja të kësaj fushe të trajtuar e të studiuar. Pra, këto “ndryshime” të veprës, autori i ka parë si të arsyeshme, për faktin se, i ka mbetur borxh arsimi shqiptar të kohës para viteve ’50-ta.

Në një bisedë rasti, autori na ka shtuar: “… lexuesi i fushës profesionale dhe ai i zakonshmi, janë të interesuar që për Gjilanin, si qendër kulturore, arsimore e administrative e Anamoravës, të dinë më gjerësisht. Andaj, veprën me titull: “Gjilanit – qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e shekullit XX-të”, të cilën po e ribotojmë, kemi bërë përpjekje që ta pasurojmë me të dhëna të plotësuara. Libri që po i ofrohet lexuesit, është fryt i hulumtimeve të kryera për një periudhë mjaft të gjatë, dhe na mban shpresa se do t’i plotësojë deri diku këto kërkesa mjaft serioze”(f.17).

Po ashtu, autori i monografisë për Gjilanin e ka përfunduar me sukses veprën e tij të ribotuar dhe plotësuar, e cila vepër, siç, është një dije mjaft e gjerë, ku autori, nëpërmjet intervistave, dokumenteve, të dhënave, datave, vendeve, lagjeve, njerëzve, por edhe të bashkëbiseduesve, e ka rrumbullakësuar një “projekt” kapital, i cili, thënë ndryshe, është një vepër kulmore e historisë së Gjilanit me rrethinë. Në këtë vepër të ribotuar e të plotësuar, Aliriza Selmani flet për Gjilanin si vendbanim i një kohe të hershme, për banorët e hershëm, islamizmin, shpërnguljen e popullatës, arsimin e një kohe, ekonominë, kulturën etj. Por, ai flet edhe për familjen e Gjinollëve, e cila “familje e ka sunduar Kosovën.

Pra, Gjinollët, sipas autorit të veprës, janë themeluesit e Gjilanit, të cilët, më vonë, janë shpërndarë nëpër qytetet e Kosovës. Autori, gjithashtu na flet për administratën osmane, për popullsinë e qytetit të Artanës (Novobërdës). Pra, vepra e autorit është një studim monografik, në të cilin ka marrë në shqyrtim aspekte zhvillimore të disa fushave të veprimtarisë shoqërore dhe të kulturës material e shpirtërore të popullsisë së qytetit të Gjilanit dhe të rrethinës.

Mobi Casa

Andaj vepra në fjalë është një fryt i hulumtimeve të kryera për një periudhë mjaft të gjatë, e cila, si e tillë, do t’i plotësojë kërkesat e lexuesve të moshave të ndryshme. Kjo monografi, e cila është e para e këtij lloji, lexuesi do të ketë mundësi të ketë informacione sa më të bollshme e të plota rreth qytetit me rrethinë, të cilat informacione janë të qëndrueshme në fushat e veprimtarisë shoqërore, kulturore e arsimore, ekonomike, bujqësore, zejtare etj. Pra, autori i veprës flet për popullatën e Gjilanit me rrethinë gjatë periudhës së përmendur, por pa bërë ekzagjerime të gjëra, duke mbetur besnik të vërtetës së shkruar me fakte e dokumente. Autori është munduar ta paraqes “gjendjen” realisht si e ka parë syri i tij apo të tjerët që i kanë rrëfyer.

Ky dokumentar kryesisht bazohet në burimet e shërbyera nëpër arhiva të ndryshëm. Autori ka shfrytëzuar arhivin e Shtetëror të Maqedonisë, Shkup, Arhivi i Kosovës, të Tiranës, Arhivi Ndërkomunal në Gjilan, Kuvendi i Komunës së Gjilanit, sektori i Kadastrës, Këshilli i Rrethit të Gjilanit, dokumentet e botuara nga Arhivi i Turqisë e shumë materiale të tjera.

Në monografi, autori i veprës flet se si ky qytet (Gjilani) ka qenë një qendër e rëndësishme zejtare, bujqërore, blegtorale, për t’u shndërruar më vonë në një nga qendrat kryesore të Kosovës me një rëndësi strategjike, ekonomike e politike, gjë të cilën e përmendin edhe shumë emisionarë diplomatik, udhëpërshkrues e shkencëtarë të kohës, që lanë shënime për këtë qendër të rëndësishme të Anamoravës. Pra, autori ju ka qasur shumë fushave për t’i ndriçuar e për t’i ndritur, duke filluar themelimin e qytetit, Gjilanit me rrethinë gjer në gjysmën e parë të shekullit XX-të.

Mandej, Aliriza Selmani, historian, flet për gjendjen e arsimit të kësaj kohe, për shkollat e hershme, për Gjilanin në periudha të ndryshme, të kohën së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjatë dhe pas Revolucionit të Xhonturk. E rëndësishme është se, kësaj here, në ribotimin dhe plotësimin e veprës në fjalë, autori më tepër është ndalë tek çështja e alfabetit të gjuhës shqipe, gjatë kohës së luftërave për çlirim të këtij territori deri në gjysmën e parë të shekullit të XX-të. Këtu autori ka shtuar disa faqe, në të cilat ka shtuar se, përkundër asaj kohe, me gjendje të “skajshme” e të përvuatshme, popullata shqiptare ka bërë përpjekje të shkollohet, arsimohet me anë të kurseve analfabetike etj.
Andaj, në një bisedë rasti, ai (A. Selmani), na ka shtuar: “Vepra ime, kjo që doli ditë më parë nga botimi, që në faktë është ribotim i plotësuar, është një projekt (vepër) e plotësuar, por dhe e punuar më profesional. Me vullnet ia kam hyrë kësaj pune, dhe, lirisht le ta marrin për ta lexuar, madje dhe akademikët tanë nga Shqipëria etj. Shihni, shtoi autori, -menjëherë pas botimit të parë, e pash të arsyeshme ta filloj ribotimin dhe plotësimin e veprës në fjalë. E vërejta mirë se kisha një arsye të madhe t’ia hyj kësaj pune serioze, e cila do mundi e punë të pakursyer. Aspak nuk hezitova për ribotimn e veprës sime për së dyti. Është një thënie, edhe pas 30 here të botimit, vepra ka nevojë të shtohet e të ripunohet. Në vepër kam bërë plotësime, kam qitur “gjëra” të reja, por ka raste që kam bërë edhe përmirësime, sepse, është e pamundur që njeri t’mos gabojë.

Me një fjalë, jam munduar ta plotësoj çdo pjesë (shënim), të cilit i kam shtuar nga pak. E kam bërë këtë duke i përdorur fusnotat. Mandej, i kam zgjeruar disa hapësira. Më tepër jam ndalë tek kaptina e shpërnguljeve të popullatës në mes dy Luftërave Botërore dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Këtë kaptinë e kam plotësuar mjaft me argumente të thënieve të akademikëve të huaj etj., sepse e kam parë se, kjo pjesë ka dalë më e zbehtë dhe më është dashur ta plotësoj. Në këtë monografi të ribotuar e të plotësuar kam shtuar për gjendjen e arsimit të popullatës sonë në një kohë të hershme. Këtë pjesë e kam pasur më parë jo aq të trajtuar, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Pra, është fjala për arsimin në komunën e Gjilanit, para viteve të ’50-ta. Kjo është një risi në veprën time të plotësuar në veprën time të botuar ditë me parë.

Me fjalë të tjera, më kanë shtyrë do “thash e thënme” se nuk ka qenë puna mirë. Faktikisht, puna ka qenë ashtu si thonë disa vlerësues. Unë, sipas analizave, kjo gjendje e arsimit e kësaj kohe ka pasur një hov i zhvillimit të nxjerrjes së gjendjes nga analfabetizmi. Ka pasur kurse të shumta e të ndryshme, të analfabetizmit, si: kurse shëndetësore me femra etj. Me kohë janë hapur shkolla dhe, populli është munduar në çdo vend të hapi shkolla fillore e gjimnaze këtu në Gjilan, që më vonë është themeluar Gjimnazi i lartë, shkolla ekonomike, shkolla e ultë bujqësore, ku të rinjtë kanë mësuar zanate të ndryshme etj. Do të thotë, kjo “gjendje ka qenë një hov gjer sa UDB-a nuk e ka “prekur” këtë fushë të dije.

Dhe, atëherë kur UDB-a e ka marrë në dorë, pas vitit 1950, atëherë mësuesit e ardhur nga Shqipëria etj., janë burgosur dhe janë larguar. Ndërsa, këta mësuesit tanë, janë shpërngulur në Turqi e mese tjera. Kështu që, nga kjo kohë fillon faza e degradimit të arsimit shqip. Pra, në shënimet e mia të kësaj vepre, desha të shtoj se kjo kohë nuk ka qenë krejt errët, sepse janë bërë përpjekje të mëdha, sepse, aso kohe, 95% e popullatës ka qenë analfabet.

Të shtoj edhe këtë se, s’ka vepër të përsosur apo të përkryer. Unë jam munduar që çdo gjë që e kam thënë e shkruar, e kam argumentuar me fusnotë, por edhe nqoftëse diçka ka mbetur si “dilemë”, e arsyetoj se kush ka rrëfyer apo ka thënë. Këtu në veprën time kam shënime për të shpërngulurit, ku kam cituar Akademik, Mark Krasniqin etj”.

Kjo vepër monografike është fryt i një pune të gjatë hulumtuese e kërkuese e autorit në fjalë. Vepra është shkruar sipas kritereve të metodologjisë bashkëkohore në punën kërkimore, hulumtuese e shkencore. Autori është bazuar vetëm në fakte e të dhëna të vlefshme, të cilat janë të lidhura fort me historinë e trevës së Gjilanit me rrethinë për periudhën që është objekt i trajtimit të kësaj fushe të dijes. Vepra në fjalë ka 443 faqe tekst. Është e botuar nga Shtypshkronja Inter Graf – Ferizaj./tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.