Një ditë kur do të shihemi

Fletëza ime e njomë, pranverë e këtij dimri edhe kur s’prehesh në timen dorë
Drurit të jetës
përmes një buzëgazi
m’i falë gjelbërim
Pa Ty nuk jam edhe kur mungon
Kujtesave më shfaqesh
e shkrihesh heshturazi
nga ndezja e gjakut tim
Një ditë kur befas do të shihemi
prej shikimeve të përmallshme
s’di si do të çlirohemi
Sabit Rrustemi
( 4 shkurt 2016 )