Fundamenti

Niveli i sigurisë në shkollat e Gjilanit nuk është alarmante

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nga pjesëmarrësit e debatit “Dhuna në shkolla” të organizuar nga dega e SBASHK-ut në Gjilan është vlerësuar lartë ndërmarrja e masave parandaluese nga institucionet e ndryshme dhe është kërkuar një bashkëpunim edhe më i thellë dhe me aksione konkrete.

Pas ngjarjeve që ndodhën nëpër shkollat e Kosovës, pra dhunës së shfaqur dhe përfundimet me fatalitet, duke humbur jetën disa nxënës, e pamë të arsyeshme që të organizohet ky debat për parandalimin e dukurive negative edhe në Komunën e Gjilanit tha Blerim Mehmeti kryetar i SBASHK-ut në Gjilan.

Ndryshe tema e debatit “Dhuna në shkolla” që e ka organizuar SBASHK-u dega në Gjilan ka mbledhur zyrtarë komunal, përfaqësues policor, ku janë diskutuar shqetësimet që janë shfaqur ditëve të fundit nëpër shkollat e Kosovës.

Blerim Mehmeti kryetar i SBASHK-ut në Gjilan tha për rajonipress se në këtë debat pjesëmarrës ishin nga Drejtoria Komunale e Arsimit të Gjilanit, Nazmi Musa, Policia e Kosovës, Komandanti Remzi Azemi, Kryetarët e shoqatave sindikale, drejtor shkollash, prindër, mësimdhënës dhe nxënës dhe që të gjithë dhanë kontributin e tyre për të vlerësuar më konkretisht gjendjen që mbizotëron në gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit.

Fundamenti

“Pas një debati të gjatë dhe konstruktiv ishte konstatim i përgjithshëm se gjendja në shkollat e Komunës së Gjilanit sa i përket sigurisë, nuk është shumë alarmante edhe pse nuk duhet të anashkalohet asnjë problem sa do i vogël të jetë” tha Mehmeti.

Në debat janë përmendur shumë faktorë që mund të shkaktojnë dhunën në shkolla dhe angazhimin e përgjithshëm të të gjithë akterëve që janë pjesë e shkollës dhe jashtë saj, si dhe rrugët që duhet ndjekur për t’i minimizuar ato dhe për t’i ikur problemeve të natyrave të rënda siç janë humbja e jetëve të njerëzve.

Nga pjesëmarrësit e debatit është vlerësuar lartë ndërmarrja e masave parandaluese nga institucionet e ndryshme dhe është kërkuar një bashkëpunim edhe më i thellë dhe me aksione konkrete.

Në debat pos tjerash, janë nxjerr edhe disa përfundime dhe rekomandime tjera të cilat do t’i procedohen organeve kompetente tha Blerim Mehmeti kryetar i SBASHK-ut, në Gjilan./rajonipress/