ARKATANA

Nis viti i ri akademik në Universitetin e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka filluar viti i ri akademik. Për të mirëpritur studentët e rinj, nëpër fakultete është organizuar pritje ceremonial nga dekanët dhe personeli akademik. Pjesë e pritjes solemne të studentëve ishte edhe rektori i Universitetit, Bajram Kosumi së bashku me prorektorët mësimdhënësit dhe stafin akademik e administrativ.

Me këtë rast, rektori Bajram Kosumi u ka uruar mirëseardhje studentëve të rinj dhe atyre që vazhdojnë të ndjekim studimet në Universitetin “Kadri Zeka”, duke ju dëshiruar një fillim të mbarë të vitit akademik.

Ai ka falënderuar studentët që kanë zgjedh të jenë pjesë e Universitetit “Kadri Zeka”, duke thënë se, ju keni bërë zgjedhjen e duhur, sepse UKZ ka kriju një frymë liberale dhe ju duhet të mësoni e studioni që shoqërinë e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Anamoravës në përgjithësi ta shndërroni në shoqëri modern. Tani vegël të punës suaj do ta keni librin sepse, duhet ta zhvilloni të menduarit kritik, sepse, ashtu si do ti kaloni tre vite studimi në UKZ, ashtu pastaj do të ndërtoni edhe të ardhmen tuaj.

Rektori Bajram Kosumi, nuk ka lënë pa përmendur edhe lëvizjet studentore të kohës së robërisë.

Eco Higjiena

Ai ka thënë se studentët e UP-së para luftës së fundit në Kosovë, kanë qenë ata të cilët kur gjithçka që nuk është përputh me interesat e vendit tonë, atëherë kanë shpërthye dhe i kanë mbrojt të drejtat tona, prandaj ju tani, ka shtuar rektori Kosumi, duhet të mësoni e studioni që të filloni të ndryshoni e modernizoni shoqërinë tonë.

Ndërkohë Adrian Bajrami, i cili sot ka marr mandatin e kryetarit të Parlamentit studentor në UKZ, pasi ka uruar studentët për fillimin e vitit të ri akademik, ka thënë se do të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë studentët, strukturat dhe menaxhmentin e Universitetit. Ai ka shtuar se të gjithë së bashku do t’ia dalim që t’i realizojmë qëllimet dhe objektivat tona qe janë në të mirë të studentëve.

Kurse në emër të Dekanëve të Fakulteteve të UKZ ka folur dekani i Fakultetit te Edukimit, Januz Dervodeli, i cili ka uruar studentët për vitin e ri akademik duke thënë se Ju jeni ndryshimi i tashmes dhe së ardhmes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.