GRANDEMALL

Nis ndërtimi i rrugës 7 kilometërshe Verbicë e Zhegocit-Sllovi, kosto 1.3 milionë euro

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, zëvendësministrin Rexhep Kadriu dhe bashkëpunëtorët e tyre, kanë marrë pjesë sot në fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Verbicë e Zhegocit – Sllovi, që e lidhë Gjilanin dhe Lipjanin, në një gjatësi pre 7.6 kilometra me kosto prej 1.3 milionë euro.

Në fjalën e tij kryetari Haziri ka thënë se ky ka qenë prioritet dhe planifikim i Komunës së Gjilanit, që është mbështetur financiarisht edhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe sipas tij është projekt që të gjithë bashkërisht ia kishim borxh këtij lokaliteti që ishte vatër e rezistencës.

“Jemi në Verbicë të Zhegocit për të filluar punimet për investimin e rrugës që lidh Gjilanin dhe Lipjanin. Është prioritet i Komunës së Gjilanit që ministria ka gjetur mbështetje financiare. Falënderoj ministrin Lekaj dhe zv.ministrin Kadriu për angazhimin e tyre në këtë projekt të rëndësishëm dhe strategjik në kuadër të zhvillimit ekonomik. Është borxh i larë me vonesë për banorët e kësaj ane, por sot është dita e fundit që shpresa e tyre është rikthyer me ndërtimin e kësaj rruge falë angazhimit të përbashkët me qeverinë e Kosovës”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Haziri.

FIDANISHTJA

Ndërsa, nga ana e tij ministri Pal Lekaj, ka thënë se projekte të kësaj natyre janë në interes të zhvillimit të vendit, sepse siç ka potencuar ai, Komunat janë zhvillimi i qëndrueshëm i shtetit.

“Jemi të vendosur që bazën e zhvillimit të shtetit që është Komuna, të ketë mbështetje të vazhdueshme me projekte dhe financa. Falënderoj kryetarin Haziri, i cili autoritetin e tij po e ushtron përmes punës në projekte pa dallime politike dhe i barabartë për të gjithë qytetarët. Kjo rrugë e cila është nisur qe tre here, që nga sistemi i kaluar, e qeveritë e mëparshme, brenda një viti do të përfundoj në tërësi që normalisht do të krijoj lehtësi të mëdha në qarkullim dhe vitin e ardhshëm do të takohemi në një rrugë të asfaltuar dhe me standarde”, ka thënë ministri Lekaj.

Për banorët e malësisë së Verbicës, kjo rrugë është një shpresë e fuqishme për investime dhe zhvillim të zonës e cila ka kapacitete të fuqishme për rekreacion, turizëm, blegtori dhe zhvillim lokal ekonomik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.