RCCOLA

Nis “klonimi” i Titanic

/ 1 minutë lexim

Miliarderi australian, Clive Palmer nisi nga puna “klonimin” e Titanic, anijes gjigante trans-atlantike që u fundos tragjikisht në vitin 1912, në udhëtimin e parë të saj nga Anglia drejt Amerikës.

Palmer punësoi dhjetra inxhinierë që pasi studiuan imtësisht skicat e ndërtimit të Titanic, dorëzuan projektin. Ky projekt po jetësohet në Kinë nga CSC Jinling Shipyard.

Miliarderi australian thotë se puna për ndërtimin e anijes e shndërruar në mit edhe falë filmit të 1997 të James Cameron, do të përfundojë në vitin 2016.

Fundamenti

Ai shprehet optimist se në muajt e fundit të po këtij viti, Titanic II do të niset nga Sauthemptoni drejt Nju Jorkut, i njëjti udhëtim i “binjakes” së saj, por me ndryshimin e vetëm që Titanic II do të mbërrijë në destinacion, nuk do të fundoset.

Sipas raportimit të mediave në anije nuk do të ketë internet, as televizor, as celularë…dhe e sigurtë është që nuk do të jetë as Leonardo Di Caprio dhe Kate Winslet.