Eko Higjiena

Nis bashkëpunimi mes UBT-së dhe Universitetit të Freibergut

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndëruniversitar, profesori i njohur gjerman Thomas A. Bier nga Universiteti i Freibergut, po qëndron në Republikën e Kosovës nga data 17 deri më 20 shkurt, me ftesë të Presidentit të UBT-së, Edmond Hajrizi.

Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe Drejtori për Çështje Akademike, Ibrahim Krasniqi, gjatë ditës së sotme, pritën në një takim të veçantë Thomas A.Bier, me të cilin kanë biseduar për ndërlidhjen e sektorit të arsimit universitar në mes të UBT-së dhe Universitetit të Freibergut, si dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët, me qëllim për zgjerimin e bashkëpunimit në mese dy institucioneve universitare, për shkëmbimi të dijës, përvojave, dhe për ngritjen e bashkëpunimit sidomos në pjesën e punës praktike-laboratorike.

Presidenti i UBT-së, Hajrizi, para mysafirit me theks të veçantë ka folur për zhvillimet dhe të arriturat e UBT-së dhe ka shprehur interesimin të zgjerimit të bashkëpunimit me partnerë nga Gjermania.

Thomas A. Bier, është impresionuar nga faktet e treguara dhe gjetën mirëkuptimin e bashkëbiseduesve për ta shtrirë bashkëpunimin sa më parë.

Profesori Bier, para studentëve të UBT-së, ligjëroi për bazat e materialeve konstruktive

Uji Dea

Bier, përveç takimeve të cekura si më lartë, gjatë ditës së sotshme para studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe stafit akademik të UBT-së si dhe të interesuarve tjerë, mbajti edhe një ligjëratë me temën ”Bazat e materialeve konstruktive ndërtimore dhe zhvillimi i tyre historik “.

Të pranishmit e kësaj ligjërate patën rastin të marrin informata nga zhvillimi i materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së prodhimit të tyre si dhe aplikimin e tyre në projektet ndërtimore.

Poashtu u prezantuan edhe rezultate nga projektet e ndryshme hulumtuese shkencore në lidhje me tematikën si dhe standarde të ndryshme ndërkombëtare për kualifikimin e cilësisë së materialeve ndërtimore pas ligjëratës u zhvillua një debat me profesorin nga ana e të pranishmeve .

Bier, përveç takimeve dhe vizitës që i bëri UBT-së në Prishtinë, ai gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, me 19 dhe 20 shkurt do të vizitoj edhe Kampusit të ri universitar në Lipjan, dhe qytete tjera në Kosovë./rajonipress/